"Të zhdukurit nuk do të harrohen"

“Të zhdukurit nuk do të harrohen”

Ambasada e SHBA-ve  në Kosovë, me rastin e Ditës së të Pagjeturve, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i fikin dritat për dy minut sonte në ora 20:00, për të shprehur solidaritetin me personat e pagjetur.

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane shkruan se të pagjeturit mund të mos jene me ne, por ata dhe ato nuk do të harrohen.

Të pagjeturit mund të mos jenë me ne, por ata nuk do të harrohen. Në kujtim të mbi 1.600 qytetarëve të humbur të Kosovës, OJQ-të po organizojnë “Momentin e Errësirës” këtë mbrëmje”. Për ta treguar solidaritetin, fikni dritat tuaja për dy minuta në ora 8:00 të mbrëmjes”, thuhet në postim.