Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se ligji i propozuar për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për UÇK-në.

Përmes një postimi në Facebook nga Ambasada thuhet se ky ligj kriminalizon fjalën e lirë, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm.

Kur do ta përqendrojnë partitë politike energjinë në ekonomi dhe COVID-19”, thuhet në postim.

Projektligji në fjalë parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Vlerë e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, Shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.

Projektligji parasheh respektimin e vlerave të luftës, mbrojtje institucionale, Muzeun e Luftës, Ditën e përkujtimit të luftës për çlirim, dispozitat ndëshkimore, si dhe aktet nënligjore.