Qyteti i Vushtrrisë dje festoi 21 vjetorin i ditës së Çlirimit. Në një ceremoni në ambientet e Kalasë së vjetër Komuna e Vushtrrisë ka shpallur Qytetar Nderi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

“Sot kam pasur nderin e madh t’i dhuroj Çelësin e Qytetit të Vushtrrisë, mikut tonë të madh Shkëlqesia e Tij, ambasadori Jan Braathu, i cili ka qenë ambasador i Norvegjisë në Kosovë e Shqipëri dhe roli i tij është i pazëvendësueshëm për demokracinë në Kosovë”, ka  shkruar ndër të tjera kryetari Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

 

Me rastin e 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit, Vushtrria ka ndarë edhe mirënjohje të tjera përfshirë Halil Krasniqin nga “Jetimat e Ballkanit”. /21Media