Carlo Ancelotti ka raportuar se James Rodriguez nuk do të jetë i gatshëm për Evertonin të shtunën kundër Southampton në Premier Ligë, pas një ndërhyrje nga Van Dijk ku e ka lënë atë të lënduar.

Van Dijk kishte shkaktuar faull në përfaqësuesin e Kombëtares së Kolumbisë në derbin ku pa dy ekipet nga Merseyside të ndajnë pikët së bashku në barazimin 2:2 në “Goodison Park”.

Rodriguez luajti 90 minuta të plotë, por do të mungojë në ndeshjen ndaj Southampton, ku Everton shikon që të mbetet këtë edicion ende pa humbje.

“Fatkeqësisht, James pati një problem gjatë lojës. Ai kishte një ndërhyrje të vonuar nga Virgil Van Dijk në fillim të ndeshjes dhe mendoj që ai nuk do të jetë i gatshëm në lojën e radhës në stadiumin “Saint Mary” ndaj Southampton,” tha ai.

Ancelotti shprehu keqardhje për lëndimin e Van Dijk dhe i doli në përkrahje portierit Pickford për ndërhyrjen ndaj holandezit.

“Ishte kontakti i qartë mes Pickford dhe Van Dijk, ishte ndërhyrje e vonuar. Por fakti që Premier Liga është shumë e shpejtë, nuk është shumë e vështirë që të vonohesh pak. Jordan u vonua pak me ndërhyrjen por qëllimi i tij ishte ta arrinte topin. Nuk kishte qëllim ta lëndonte Virgil Van Dijk. Nëse thoni që ishte e qëllimshme ose arsye tjera jo të mira, sipas meje nuk janë gjëra që duhet thënë, janë shumë për lojtarin”, tha Ancelotti.