Legjenda e Kombëtares së Çekisë, Antonin Panenka ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është në kujdes intensiv, raporton ish klubi i tij Bohemians 1905.

71 vjeçari, i njohur për penalltinë e tij të famshme ndaj Gjermanisë, e cila atë kohë ia siguroi fitoren Çekosllovakisë në Kampionatin Evropian në vitin 1976, është shtruar në spital ditën e mërkure.

Presidenti i Bohemians 1905 dhe legjenda e Çekosllovakisë dhe Çekisë së sotme në futboll, Antonin Panenka është dërguar në spital në kujdes intensiv. Golashënuesi i penalltisë së famshme, është në aparate të cilat janë duke përkrahur gjendjen e tij të rënduar”, thanë krerët e klubit të Bohemians.

Më vonë klubi lëshoi një komunikatë, ku konfirmuan që Panenka ka rezultuar pozitiv me COVID-19.