Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka anuluar të gjitha fluturimet e datës 16 qershor, për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.

Në një njoftim në Facebook thuhet se për rezervimet dhe detaje tjera rreth fluturimit pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore.

Ndryshe, sot më herët kreu i PDK-së Kadri Veseli ka kërkuar nisjen e menjëhershme të fluturimeve nga aeroporti “Adem Jashari” në kohën kur diaspora jonë fillon të kthehet për pushime verore në vend.