Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kandidat për kryetar të degës së AAK-së në Pejë është nominuar Arbër Grabovci.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Peja do ta mbajë mend Arbërin si kryetar që gërshëton të gjitha vlerat që i posedon qyteti, siç shpreh ai i zemrës time Peja.

“Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja. Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar të Pejës”, ka shkruar Haradinaj./21Media