Sot nga njësitet policore të Podujevës, në dy operacione të ndara, janë arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresë të gjykatës.

Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar B.M. 23-vjeç me urdhëresë të gjykatës për vjedhje të rëndë dhe F.O., 23-vjeç, po ashtu me urdhër të gjykatës për vjedhje të shërbimeve.

Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në vuajtje të dënimit, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.