Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Bardhosh të Prishtinës, pasi ishin përfshirë në një rrahje fizike, ku si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta, lëndime trupore kanë marrë disa prej tyre.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 19:50 dhe pas marrjes së informacioneve, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, me ç’rast janë arrestuar K. R. (29), B. M, (28), M. P. (26), A. P. (25), F. P. (24) dhe Q. P. (20), që të gjithë shtetas të Kosovës.

Personat e dyshuar pas arrestimit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh për të vazhduar me procedurat e nevojshme hetimore. Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre është iniciuar një hetim për rastin sulm dhe lëndim i lehtë trupor.