Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Pejë, i cili ishte në kërkim me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasje në tentativë.

Njësiti për Reagim pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune operative ka arritur ta arrestojë të dyshuarin L. L. (1998), nё rrugën “Mbretëresha Teuta” nё Pejё.

I dyshuari ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej një viti për shkak të veprës penale vrasje në tentativë.

22 vjeçari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë nё vuajtje të dënimit./21Media