Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Arrestohet ferizajasi për grabitje, dy të tjerë në kërkim

1 min read

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin B.H(32vjeç), pasi i njëjti ishte përfshirë në një grabitje më datë 26.11.2021.

Në këtë datë, rreth orës 19:30, në rrugën “Abdiselam Ahmeti” në Ferizaj, tre persona të dyshuar i kanë dalë përpara me veturë, G.Z.(24 vjeç), me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtit i kanë grabitur një telefon dhe ia kanë dëmtuar veturën, më pas kanë ikur në drejtim të panjohur, sipas Policisë.

G.Z kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërkaq janë në kërkim edhe dy të dyshuarit tjerë./21Media