Më datën 29 korrik 2020, nga ankuesi Z.ZH. në Stacionin Policor në Istogë shtë raportuar se persona të panjohur kishin tentuar t’ia vidhnin pajisjet bujqësore të cilat i kishte marrë në formë donacioni.

I dyshuari kishte tentuar t’i shesë pajisjet bujqësore përmes rrjeteve sociale, me ç’rast ka vënë në lajthitje tre persona, të cilët janë dakorduar për çmimin e mjeteve bujqësore, duke pretenduar se i dyshuari është pronar i tyre.

Pas një pune operativo-hetimore nga hetuesit e Stacionit Policor në Istog, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari S.M. (1988).

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.