​Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë me inicialet T.S 35 vjeçar në Shtime.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’ me dënim burgimi prej tetë muajve.

Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, theksohet në komunikatë.

“Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në ora 13:50 në rrugën ‘’De Rada’’ në Shtime kanë arrestuar personin me inicialet T.S (M/K), i moshës 35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’ me dënim burgimi prej tetë (8) muajve. I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button