​Arrestohet një person për keqpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentit zyrtar

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

M.B., zyrtar i administratës komunale, tash në pension, sipas policisë, i ka mundësuar një shtetasi të Shqipërisë që të marrë identitet të rremë, duke u pajisur me dokumente të shtetit të Kosovës, në këmbim të ryshfetit.

Hetuesit rajonalë për krime ekonomike në Prishtinë, pas hetimeve kanë vërejtur se emri i shtetasit të Shqipërisë, është vendosur mbi identitetin e dikujt tjetër dhe ai tashmë jeton në një shtet të huaj.

Back to top button