Kaloi 2 ditë në arrati

Kaloi 2 ditë në arrati

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:00, pas letër – rreshtimit të lëshuar për një ikje nga pavijoni gjysmë i hapur i Dubravës, Policia e Kosovës ka arrestuar personin e arratisur me inicialet M.K.

M.K. më 9.02.2020 ishte larguar nga Dubrava, ku po mbante dënimin për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtar.

I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Dubravë për të vazhduar mbetjen e dënimit./21Media