Kosova sonte ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës anti-Covid të “AstraZenecas” të cilat kanë ardhur përmes “COVAX”.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se arritja e vaksinave anti-Covid është bërë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë.

Hoti ka thënë se IKSHPK-ja duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.

”Arritja e vaksinave është lajm i mirë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë. Tani IKSHPK duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit. Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në fjalimin e tij në ceremomin e arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-1, ka thënë vaksinimi fillon këtë javë ndërsa, prioritet kryesor është personeli shëndetësor. /21Media