Skuadra e Arsenalit e ka nisur sezonin e ri me një fitore bindëse prej 0-3 kundër Fulhamit. Ishte sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, ai që shënoi golin e parë në minutën e 8’ dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, “Topçinjtë” realizuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 49’ Gabriel dyfishoi epërsinë, para se Pierre-Emerick Aubameyang të vendoste rezultatin final 0-3 në minutën e 57’./kp