Berkay Ozcan është duke zhvilluar paraqitje të mira këtë edicion me kampionët aktual të Turqisë.

Arsenal janë ndër ekipet e shumta nga Premier Liga angleze, që kanë shprehur interesim të madh për kartonin e mesfushorit të Basaksehir, Berkay Ozcan, raporton “Transfermarkt”.

22 vjeçari ka kaluar në Turqi nga skuadra e Hamburgut këtë verë dhe ka zhvilluar paraqitje të mira në Ligën e Kampionëve me skuadrën nga Stambolli.

Ai ka bërë 15 paraqitje këtë edicion, duke e përfshirë këtu edhe paraqitjen kundër Manchester United-it në kuadër të Ligës së Kampionëve, e cila ka përfunduar në të mirë të turqve me rezultat 2:1.