Vetëm një pikë për Arsenalin nga takimi me Fulhamin, i vlefshëm për xhiron e 32 të kampionatit anglez.

Në fakt skuadra e Mikel Artetas ishte shumë afër që të pësonte humbje në këtë takim.

Ishte Maja ai i cili i dha epërsinë Fulhamit me golin e tij nga penalltia në minutën e 59’ por humbjen e Arsenalie e shmangi Nketiah me golin e tij në minutën e 97’ të ndeshjes.

Pas 32 ndeshjeve të zhvilluara, Arsenali ka mbledhur 46 pikë në vendin e nëntë kurse Fulhami renditet në vendin e 18 me 27 pikë.