Në kuadër të projektit për rregullimin e infrastrukturës rrugore në zonën urbane, sot në Komunën e Ferizajt janë asfaltuar dy rrugë me gjatësi rreth 1 kilometër, përkatësisht rrugët “Mumin Shkodra” dhe “Fitim Domi”.

Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, i cili ndoqi punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve, tha se me investimin në këto dy rrugë po i jepet zgjidhje problematikave shumëvjeçare të banorëve të këtyre zonave në qarkullimin rrugor.

Ai shtoi se këto dy rrugë, por edhe të tjera që janë kryer e do të asfaltohen ditëve në vijim, janë projekte në kuadër të programit të veçantë të qeverisjes lokale të udhëhequr nga kryetari Agim Aliu, që të rregullohet përfundimisht infrastruktura rrugore në zonën urbane të Ferizajt.