​ASHI dhe Trusti thonë se webfaqet e qeverisë janë të sigurta

 

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) sonte janë sqaruar rreth çështjes së sigurisë së portalit për aplikim online nga Trusti.

Këto dy institucione sigurojnë se kjo praktikë e aplikuar është shumë profesionale dhe nuk rrezikon sigurinë e të dhënave të qytetarëve dhe se deri me tani kanë mbledhur më shumë se 200 mijë aplikacione edhe përmes linkut të ofruar nga ASHI, që është https://trusti.rks-gov.net/.

“Ju informojmë se pas vështirësive të paraqitura gjatë fazës së lansimit të portalit të Trustit (trusti10.org) me qëllim të tejkalimit të këtyre problemeve është gjetur një zgjidhje alternative në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit – ASHI.

Ekspertët e ASHI-së dhe të Trustit kanë realizuar një zgjidhje teknike duke u bazuar në praktikat më të mira të sigurisë, ku është aplikuar certifikata e sigurisë së domainit *.rks-gov.net, e cila nuk i rrezikon shërbimet ekzistuese të domainit .rks-gov.net, e as sigurinë e certifikatës.

Certifikata e sigurisë i është dhënë në shfrytëzim Trustit, i cili po ashtu është Institucion i Republikës së Kosovës, dhe nuk bëhet fjalë për palë të treta sikurse që pretendohet në disa mediume elektronike.”, është bërë e ditur në njoftim.

Back to top button