Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, sot ka pritur në takim u.d Drejtorin e Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka, me bashkëpunëtorët e tij.

Sipas një komunikate të lëshuar nga ATK-ja, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale.

“Folën edhe për ndikimin e deritanishëm të pandemisë COVID-19 në performancën e këtyre dy institucioneve, e cila në masë të madhe ka goditur ekonominë e vendit tonë, e si rrjedhojë deri më tani ka rënie të theksuar të qarkullimit të bizneseve, si dhe pagesës së detyrimeve tatimore e doganore.”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit.