Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve të datës 29.04.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus, ATK njofton se zgjatet afati për deklarimin, raportimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale.

Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore dhe Kontributeve zgjatet sipas tabelës për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore:

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë Njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Po ashtu, ju njoftojmë se zgjatet afati deri me 15.05.2020 edhe për trajtimin dhe vendosjen e kërkesave lidhur me rimbursimet.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë për këto lloje tatimesh, Administrata Tatimore mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë e shkaktuar si pasojë e COVID-19.

ATK inkurajon tatimpaguesit që nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.