Sfida e parafundit e Grupit A të Ligës së Kampionëve zhvillohet sonte ndërmjet Atletico Madrid-it dhe Bayern Mynich-ut me fillim nga ora 21:00.

Bayern-i e kryeson këtë grup me 12 pikëm kurse skuadra spanjolle ka vetëm pesë pikë dhe ka nevojë për fitore kundër gjigantit bavarez.

Diego Simeone ka vendosur të luajë me Joao Felix dhe Correa në sulm.

Në anën tjetër Bayern Munich ka bërë disa zëvendësime, duke iu dhënë më shumë hapësirë lojtarëve që kanë luajtur më pak.

ATLETICO: Oblak; Trippier, Savic, Giménez, Hermoso; Marcos Llorente, Koke, Saúl, Carrasco; Correa, João Félix

BAYERN: Nübel; Sarr, Alaba, Süle, Lucas Hernández; Javi Martínez, Musiala; Douglas Costa, Arrey-Mbi, Sané; Choupo-Moting.