Futbollistët e Augsburgut mposhtën Mainz 1:0 sot në ndeshjen e raundit 35 të Bundesligës gjermane.

Në Bundesligë, për momentin po zhvillohet një betejë e madhe për mbijetesë, dhe Augsburg është forcuar të paktën pak me këtë fitore.

Skuadra ende nuk është e sigurt, pasi ka 35 pikë ose 7 më shumë se Fortune në vendin 18 kur deri në fund të kampionatit kanë mbetur të zhvillohen edhe tri xhiro. Goli u shënua nga Florian Niederlechner qysh në minutën e parë të ndeshjes.

Mainz ishte i rrezikshëm deri në fund, duke u përpjekur në çdo mënyrë të shënonte gol, por përkundër 17 goditjeve nuk patën sukses dhe lufta e tyre për mbijetesë vazhdon./kp