Avokati i Gucatit: Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë më i pavërtetë
Mbrojtja e dy të akuzuarave nga Gjykata Speciale, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë deklaruar sot në Gjykatën Speciale se nuk janë të gatshëm të publikojnë dosjen e tyre paraprake më 14 qershor, ashtu siç është kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Ata kanë thënë se ZPS-në vazhdimësi po sjell dosje të reja, e të cilat duhet kohë për analizim. Derisa thanë se në skenarin më të mirë dosjet paraprake mund t’i dorëzojnë deri më 12 korrik.
Avokati i Gucatit, Jonathan Rees në konferencën e pestë rreth ecurisë së çështjes, ka thënë se pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë, pasi po thuhen gënjeshtra.
“Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më pavërtetë, këtu po na thuhen gënjeshtra…Ne duhet të merremi edhe me ato 17 dosje që na u dorëzuan para konferencës së katërt, plus atyre kemi edhe 18 mijë e 49 faqe shtesë që na u dhanë në prag të kësaj konference. Për t’i lexuar, analizuar dhe pyesin klientët tanë me ato. Me sa duket presim edhe materiale tjetra, pa na thënë çfarë materiali do ta vijë dhe çfarë volumi do të ketë. Ka ardhur koha që prokuroria ta kuptojë se duhet të shprehët sinqerisht dhe ndershmërisht para gjykatës….Kërkojmë nga gjykata që të ndryshoj këtë afat për dorëzimin vullnetar të dosjes paraprake të mbrojtjes të mos jetë më 14 qershor. Ne kemi përcaktuar se për të ndihmuar sa më shumë procesin, ne do të përpiqemi të bëjmë një listë të dokumenteve siç është tani, kundër të cilave do të shprehim kundërshtimet e tona për mospranueshmëri të tyre. Këto 13 dokumente që ishin në fillim…Në skenarin më të mirë ne do të mund ta dorëzojmë dosjen tonë paraprake më 12 korrik”, ka thënë ai.
Ndërsa, Toby Cadman, avokat i nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se duhet ta kenë kohën e nevojshme sepse si mbrojtje kanë të drejtë të dinë për hetimet e ZPS-së në lidhje me lëndën.
“Ne kemi të drejtë për ta ditur se çfarë hetime janë bërë dhe kemi të drejtë të bëjmë hetimet tona në lidhje me lëndën. Jemi të informuar se një numër i konsiderueshëm i stafit të ZPS-së, kontratat e të cilave nuk janë zgjatur menjëherë pas rrjedhës mund të jenë të lidhur me këtë çështje…mungesa e hetimit efektiv nga ZPS-ja, është shumë lidhur për këtë çështje. Ne kemi hetime edhe sa i përket zinxhirit të rojave, duam të dimë mënyrën si e ka trajtuar ZPS-ja këtë çështje”, ka thënë ai.
Por prokurorja Valeria Bolici ka arsyetuar pozicionin e ZPS-së për pranueshmërinë e provave deri më 14 qershor.
“Së pari mirëpresim angazhimin e mbrojtjes së zotëri Gucati për të dhënë kundërshtimet e tyre për provueshmërinë e provave deri më 14 qershor….Mbrojtja ka theksuar shumë faqe me nxjerrjen e materialeve që janë marrë kohët e fundit nga palët e treta. Së pari më lejoni të kujtojë se kjo nxjerrje nuk ka ardhur e papritur, ndryshe nga ajo që është parashtruar nga mbrojtja. ZPS-ja ka dhënë njoftim paraprak në tre konferenca gjyqësore edhe një kërkesë pezull drejtuar një pale të tretë se materiali përkatës do të nxjerrje sa më shpejtë që të merret. Dua të theksojë se natyra e këtij materiali nuk është një përmbledhje deklaratash, por bëhet fjalë për një bazë të dhënash edhe kemi të bëjmë me informacione që duhet drejtohen bashkërisht. Ndikimi që mbrojtja pretendon se kjo nxjerrje të ketë mbi përgatitjen e tyre nuk mund të matet mbi numrin e faqeve”, ka thënë ajo.
Seanca u mbyllë pa u caktuar data për konferencën e ardhshme për ecurinë e çështjes së Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.