Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​“Bad News Eagles” mposhtin ekipin turk

1 min read

Skuadra “Bad News Eagles” ka shënuar fitore ndaj ekipit turk, Eternal Fire në Major Antwerp në CS:GO me rezultat 16-14.

Kjo ishte e parë në kompeticionin më të mirë në botë për këtë lojë Major League.

“Bad News Eagle” ishin gjatë gjithë raundeve më të mirë duke e ruajtur epërsinë. Ata madje në fillim krijuan epërsi prej 5-1, por më pas ekipit turk pati një ngritje dhe deri në fund u zhvillua një luftë e ashpër që rezultoi me fitoren e madhe të ekipit shqiptar.

Këtij suksesi i është gëzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili nga Amerika ka bërë tifo për “ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles 🦅”.

Bad News Eagles kanë shkruar histori muajin e kaluar duke triumfuar ndaj Sinners me rezultat për 2:1, duke siguruar kështu biletën për në Belgjikë. Kështu, Bad News Eagles u bënë ekipi i parë shqiptar që kualifikohet në turneun e madh të CS:GO, “PLG Antwerp Major 2022”./21Media