Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga inspektorët komunalë që të fillojnë me zbatimin e masave të reja, duke vendosur pikat shenjëzuese për krijimin e distancës së duhur mes tavolinave në të gjitha lokalet e gastronomisë që operojnë në qytetin e Mitrovicës.

Bahtiri gjatë një takimi me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Jugor të Policisë është koordinuar lidhur me zbatimin e masave të reja të marra në mbledhjen e kaluar të Shtabit Emergjentit Komunal.

Nga ana e inspektorëve komunalë u bë e ditur që këto masa veçse kanë filluar së zbatuari në teren që nga dita e djeshme, dhe pikat e shenjëzuara do të përfundojnë nesër në bashkëpunim me zyrtarët nga Drejtoria e Kadastrës.

Gjithashtu inspektorët komunalë potencuan se në bashkëpunim me policinë janë duke kryer inspektime të vazhdueshme në gjithë qytetin, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset t’i përfillin masat dhe rekomandimet e vendosura nga niveli lokal si dhe nivelet më të larta të institucioneve shëndetësore.

Kryetari Bahtiri ka bërë thirrje te të gjithë qytetarët dhe lokalet e gastronomisë që të respektojnë masat e Shtabit Emergjent, si dhe udhëzimet nga IKSHPK-ja, pasi në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre, të familjarëve, por edhe të gjithë shoqërisë