Bajram Begaj zgjedhet president i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Bajram Begajn president të Shqipërisë.
Begaj ishte propozuar dje si kandidat për president nga Partia Socialiste dhe në seancën e Kuvendit është zgjedhur si president me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.
Ai pritet ta marrë detyrën më 24 korrik.
Procesi i votimit u bojkotua nga një numër i deputetëve të opozitës, në krye me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, i cili e konsideroi se si gjatë procesit, ashtu edhe vet kandidati është shkelur kushtetuta.