Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti sot një në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin, me të cilin kanë biseduar për gjendjen ekonomike dhe financiare në vend, me theks të veçantë për sfidat e komunave sa i përket menaxhimit të pandemisë koronavirus.

Me këtë rast ministrja Bajrami njoftoi kryetarin Ahmeti lidhur me rishikimin e Kornizës afatmesme të shpenzimeve 2021/23 dhe shprehu gatishmërinë e ministrisë që ajo drejton në mbështetje të komunave dhe organizatave buxhetore për tejkalimin e sfidave të shkaktuara si rezultat i COVID-19, në përputhje me ligjet në fuqi.