Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit reciprok, me qëllim të avancimit të arsimit të lartë publik në vend.

Gjatë takimit u bisedua për procesin e përmbylljes së vitit akademik 2019/20 dhe përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitin të ri akademik 2020/21.

Palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në të mirë të ngritjes së cilësisë në sistemin arsimor në Kosovë.