Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar takime Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive, Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, dhe ATK-në, si dhe ka komunikuar me përfaqësuesit e Fondit të Kursimeve Pensionale dhe Bankën Qendrore të Kosovës.

E krejt kjo sipas saj është bërë me qëllim të zbatimit efikas të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike- Covid-19, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës më 4 dhjetor, me të cilin qytetarët do të gëzojnë të drejtën e tërheqjes së dhjetë për qindëshit të mjeteve të tyre ngas Trusti.

Bajrami tha se po punohet intensivisht me të gjitha institucionet relevante në mënyrë që përmes zbatimit të këtij ligji të arrihen rezultate pozitive në fuqizimin e ekonomisë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.