Kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lahmi Balaj, ka konfirmuar se përmbaruesi ka tërhequr paratë nga xhirollogaria e Telekomit të Kosovës.

Balaj këtë veprim e ka quajtur të mjerë dhe qyqarë, e i cili i lë pa paga 3500 punëtorë.

Megjithatë, thotë se nuk do të dorëzohen kurrë.

“Veprimi dhe guximi i sotëm i Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për terheqjen e komplet mjete nga xhirollogaria e Telekomit është i mjerë dhe qyqarë. Sot praktikisht kanë mbetë pa paga 3500 punëtore me familjet e tyre si dhe është rrezikuar në thelb siguria kombëtare e komunikimit. Një gjë mund t’ju sigurojmë se, KURRË nuk kthehet në Telekom Z-Mobile edhe nëse Shteti ju është dorzuar Dardafonit, Ne së bashku me juve miqë dhe punëtore NUK do të dorzohemi. Shihemi të enjten…! Telekomi është i Popullit të Kosovës!”, ka shkruar Balaj në Facebook.

Miq,

Veprimi dhe guximi I sotëm I Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për terheqjen e komplet mjete nga xhirollogaria e…

Posted by Lamih Balaj on Tuesday, 21 July 2020