​Ballkani dominon Sivasporin dhe shkon në pushim me epërsi minimale

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ballkanit dhe Sivasporit në “Fadil Vokrri”.
Portokallinjtë kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar nga anësori Armend Thaçi në minutën e 36′ të ndeshjes.
Skuadra e Ilir Dajës pas një fillimi të vështirë në minutat e para, dalëngadalë ka marrë kontrollin e lojës dhe e ka dominuar skuadrën turke në fushë.
Pas golit, kampioni i Kosovës ka krijuar edhe dy raste të mira për shënim, ndërkohë që mesfushori Astrit Thaçi është duke zhvilluar paraqitje mbresëlënëse në mesfushë.
Ndeshja është e vlefshme për grupi G të Ligës së Konferencës.

Back to top button