Kryendeshja e xhiros

Kryendeshja e xhiros

Sot zhvillohet ndeshja e parë e javës së 16, që në fakt është edhe kryendeshja e xhiros.

Dy skuadrat kryesuese të tabelës, Ballkani dhe Gjilani do të ballafaqohen në Suharekë.

Në letër s’ka favorit, pasi që skuadra e Ismet Munishit ka treguar formë shumë të mirë në shtëpi dhe djemtë e Gentjan Mezanit kanë ditur shpesh herë të shkëlqejnë në udhëtim.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Ruxhi, Potoku, Berisha, Gashi, Hoxha, Baftiu, Topalli, Sinani, Magani, Kuc, Krasniqi.

Gjilani:  Haxhihamza, Kastrati, Jackson, Busic, Hajdari, Kqiku, Januzi, Useini, Veliu, Shabani, Progni.