Ndeshja ka përfunduar pa fitues, ku brenda 90’ minutave nuk është shënuar asnjë gol.

Atletico Madridi vazhdon të jetë lideri i tabelës së La Ligas spanjolle, ku në ndeshjen e zhvilluar sot kundër Barcelonës, ka përfunduar me rezultat 0:0.

Gjatë 90’ minutave të dy skuadrat dështuan që të shënojnë gol, duke mbajtur kështu portat e paprekura dhe duke ndarë pikët e barabarta në stadiumin “Camp Nou”.

Me nga një pikë të arkëtuar, Atletico Madridi vazhdon të kryesojë tabelën me 77 pikë. Ndërsa, Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 75 pikë, një më shumë se Real Madridi që zë vendin e tretë.