Barcelona ka korrur një fitore shumë të rëndësishme në kampionat duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 2-3 dhe duke arkëtuar tre pikë të reja.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman mori një dush të ftohët pas vetëm tre minutave lojë kur vendasit kaluan në epërsi me golin e Ëilliams,

Barcelona e mori në dorë kontrollin e lojës dhe fillimisht e gjeti golin e barazimit në minutën e 14; me anë të Pedrit dhe pastaj përmbysja e rezultatit erdhi me golin e realizuar nga Lionel Messi,

Sulmuesi argjentinas doli edhe njëherë në skenë në minutën e 62’ kur mori një asistim nga Griezmann dhe realizoi golin e dytë personal.

Vendasin ia dolën ta ngushtonin epërsinë në minutat shtesë të takimit duke realizuar për 2-3 por nuk arritën më shumë se kaq.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e tretë me 31 pikë pas 17 ndeshjeve të zhvilluara në kampionat.