Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën.

Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu Fati, ku e ka shpërblyer lojtarin me një kontratë të re 4 vjeçare.

Disa detaje të kontratës që janë bërë publike janë klauzola e lojtarit, e cila nuk e lejon lojtarin të largohet nga klubi katalunas pa një shumë rreth 468 milionë eurosh dhe që lojtarit do jetë pjesë e skuadrës së parë nga ky edicion.

Ansu Fati është golashënuesi më i ri që ka debutuar me Barcelonën duke shënuar golin e tij të parë si 16 vjeçar.Ai shihet si pasardhës i legjendës aktuale, Lionel Messi.