Klauzola e blerjes së lojtarit është rreth 25 milionë euro

Klauzola e blerjes së lojtarit është rreth 25 milionë euro

Barcelona dhe Real Madrid i janë futur garës për të nënshkruar me Lo Celso, mesfushori në pronësi të PSG-së i cili këtë sezon është i huazuar te Betis në La Liga.

Lajmi është bërë i ditur nga “The Confidential”, teksa të dy klubet e mëdha duan ta afrojnë argjetinasin në verë.

Klauzola e blerjes së lojtarit është rreth 25 milionë euro. Nëse Betis do të kualifikohej për Europë, atëherë opsioni do të bëhej i detyrueshëm.

Ndërkohë Betis tashmë e kanë informuar PSG-në se do të blejë futbollistin në fund të këtij sezoni.

Megjithatë skuadra nga qyteti i Sevillë-s vështirë se do ta mbajë lojtarin, pasi Reali dhe Barcelona kanë mundësi të më mëdha financiare dhe munda ta blejnë fare lehtë në fund të sezonit.

Gjithashtu për të arritur te argjentinasi Reali mund të përdorë kartonin e Theo Hernandez dhe Hamchaf Hamki, të cilët nuk gjejnë hapësira te Los Blancos.