Barcelona e ka mposhtur me shumë lehtësi skuadrën e Osasunës, ndeshje kjo e vlefshme për kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.

Në një ndeshje të dominuar totalisht nga vendasit, rezultati përfundimtar ishte 4-0.

Serinë e golave për Barcelonën e hapi Braithwaite në minutën e 29’ e pastaj realizoi Griezmann për 2-0 brenda pjesës së parë.

Në pjesën e dytë nga një gol e realizoi edhe Coutinho dhe Lionel Messi.