Klubi katalanas nuk do të tentojë transferimin e brazilianit në janar

Klubi katalanas nuk do të tentojë transferimin e brazilianit në janar

Pasi nuk arriti ta transferonte gjatë afatit kalimtar të verës, Barcelona nuk do të bëjë ofertë tjetër për Philippe Coutinhon, të paktën në muajin janar.

Kështu raporton e përditshmja spanjolle Marca, e cila shpjegon se arsyeja e largimit të Barcelonës, është debutimi i Coutinhos në Ligën e Kampionëve me fanellën e Liverpoolit dhe se braziliani nuk do të ketë mundësi të luajë me një klub tjetër në këtë edicion të garës më prestigjioze evropiane për klube./21Media