Sipas disa informacioneve zyrtare të “Blaugranëve”, skuadrës së Barcelonës i mungojnë rreth 300 milionë euro të ardhura financiare. Për këtë arsye Barcelona është e detyruar të shkurtojë pagat e lojtarëve deri në 190 milionë euro.

Por, pas shumë ditëve me takime mes krerëve dhe lojtarëve, është bërë e ditur se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes dy palëve.

Brenda muajit nëntor duhet të arrihet një marrëveshje, përndryshe Barcelona rrezikon falimentimin qysh në janar.

Borxhi i Barcelonës sillet diku rreth 820 milionë euro.