Mesfushori i ri i Barcelonës, Frankie de Jong do të duhet të humbasë një periudhë të caktuar për shkak të dëmtimit. 23-vjeçari holandez dëmtoi krahun e djathtë në ndeshjen kundër Mallorca më 13 qershor (4:0). De Jong ka luajtur 38 ndeshje për Barçën këtë sezon, pasi mbërriti nga Ajax vitin e kaluar për 75 milionë euro.

Kjo do të jetë një goditje serioze për skuadrën nga Katalonja, duke marrë parasysh që aktualisht ka vetëm tre pikë më shumë se Real Madrid në tabelë, me një lojë më shumë. Ndërsa për Ligën e Kampionëve, e cila fillon më 12 gusht, De Jong pritet të jetë gati.

Frankie de Jong është një nga tre lojtarët, së bashku me Leo Messi dhe Mark der Stegen, të cilin Barça me siguri nuk do ta shesë këtë verë.