“Camp Nou” ndryshe nga “Bernabeu” do të ketë një mbiemër të ri

“Camp Nou” ndryshe nga “Bernabeu” do të ketë një mbiemër të ri

Në Barcelonë po mendojnë për vitin 2024 dhe kjo jo lidhur me skuadrën, por me stadiumin. “Camp Nou” ndryshe nga “Bernabeu” do të ketë një mbiemër të ri që njëkohësisht është emri i sponsorit kryesor.

Themi një mbiemër pasi do të qëndrojë pas “Camp Nou” sepse klubi nuk do të pranojë në asnjë mënyrë që të vendoset një emër i ri përpara ekzistuesit.

Kushti tjetër është oferta minimale që nis nga 200 milionë euro me një kontratë 20 vjeçare çka do të thotë 10 milionë euro përfitim në sezon. Kushti tjetër është që sponsori që do të jetë i shkruar mbi fanella nuk mund të jetë kurrsesi i njëjti me atë që do të vihet në stadium. Kjo për të shmangur krijimin e monopoleve.

Në Barcelonë, janë kryer studime të ndryshme të tregut në vlerësimin global që mund të kenë mundësinë të shoqërojnë emrin e “Camp Nou” dhe kanë arritur në përfundimin se ata mund të arrijnë të përfitojnë edhe 25 milionë euro duke pasur një ofertë prej 250 milionë eurosh për 10 vite. Dhe kjo mund të jetë vlera maksimale.

Duke qenë në fazat e para të rikonstruksionit të stadiumit, klubi ende nuk ka gjetur një sponsor, i cili do të paguajë 35% të shpenzimeve për të gjithë punimet ku do duhet të paguajnë 600 milionë euro.