Ylli i Leicester Cityt Sidnei Tavares është duke tërhequr vëmendje nga gjiganti Barcelona, raporton “The Sun”.

“Blaugranët” janë duke planifikuar që të bëjnë një ofertë për mesfushorin para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve në janar, ku Tavares është edhe kushëriri i ish yllit të Manchester United Luis Nani.

Sidoqoftë, nëse Leicester vendos që ta refuzoj ofertën, Barcelona përsëri janë në krye të garës për shërbimet e Tavares, dhe mund të presin deri sa lojtari të përfundoj si agjent i lirë në fund të këtij edicioni.