Javët e fundit, Barcelona ka qenë e zënë me largimin e lojtarëve si Semedo, Rakitic, Vidal dhe Suarez, vetëm për të grumbulluar fonde, për mundësimin e ndonjë transferi të ri.

Bëhet e ditur se Barcelona në këtë merkato ka synim blerjen e një sulmuesi dhe kanë identifikuar lojtarin e Interit, Lautaro Martinez si zëvendësimin perfekt për Suarez. Por për blerjen e kartonit të tij, Inter kanë bërë të ditur që Barça mund ta transferoj lojtarin vetëm nëse paguajnë dëmshpërblim prej 90 milionë eurosh.

Barcelona ka bërë të ditur se nuk ka fonde të mjaftueshme për transferimin e tij, por kjo nuk i ka ndaluar ata të bëjnë një ofertë “turpshme” drejt Interit prej 15 milionë eurosh e cila është refuzuar menjëherë nga klubi, ku agjentët e Martinez kanë informuar se kjo ofertë e ka bërë lojtarin të mendojë për nënshkrimin e një kontrate të re.