Sevilla ka arritur të ndërpresë serinë e zezë të humbjeve si mysafir në Camp Nou pasi sonte arriti të nxjerrë një barazim kundër Barcelonës.

Skuadra mysafire erdhi e para në epërsi me golin e Jong qysh në minutën e tetë. Gëzimi i futbollistëve të Sevilla nuk zgjati më shumë se dy minuta pasi Coutinho shënoi golin e barazimit.

Pas këtij barazimi, i pari në edicionin e ri të garave, Barcelona ka shtatë pikë në pozitën e pestë në tabelë nga tri ndeshje të zhvilluar, po aq sa edhe Sevilla një pozitë më poshtë.

Ndryshe, Sevilla është pa fitore në 18 ndeshjet e fundit në Camp Nou kundër Barcelonës, duke nxjerrë tri barazime dhe 15 humbje. Fitoren e fundit Sevilla e arriti në dhjetor 2002, me rezultat 3:0.