Sergino Dest është lojtari më i ri i Barcelonës, pas largimit nga Ajaksi për një shumë rreth 25 milionë euro plus bonuset.

Barcelona javën e kaluar kompletoi shitjen e mbrojtësit të djathtë, Nelson Semedo, i cili kaloi te klubi anglez Wolves për një shifër rreth 37 milionë eurosh.

Dest është 19-vjeçar dhe luan si mbrojtës i krahut të djathtë. Ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Barcelonën ku spekulohet se shifra për të cilën një klub mund ta transferojë lojtarin nga “Blaugranët” është rreth 400 milionë euro.