Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se ai nuk kishte asnjë interes të ballafaqohej me Lionel Messin me deklarata publike përkundër se ky i fundit kishe disa kritika drejtuar atij.

Numri 10 i Barçës shtangu botën e futbollit kur edhe zyrtarisht kërkoi të largohej nga “Camp Nou”, madje edhe duke e shkëputur kontratën.

“Unë si president nuk doja të hyja në ndonjë konflikt me Messin.”, tha fillimisht Bartomeu për TV3.

“Messi është kapiteni dhe lideri ynë. Mosmarrëveshjet janë mbyllur. Ajo çfarë është thënë, është thënë. Unë nuk mund të lejoja largimin e lojtarit më të mirë në botë. Ekipi ka nevojë për Messin. Ai garanton sukses. Gjërat duhet të diskutohen brenda shtëpisë.”, sqaroi në fund presidenti i Barcelonës.