Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar edhe me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Pas përfundimit të takimit, Basha shprehu gatishmëri për të qëndruar në dispozicion dhe mbështetje të vendimeve të institucioneve dhe forcave politike të Kosovës në përballjen me sfidat aktuale.

Kurse, Limaj ka bërë të ditur se në këtë takim u dakorduan për një bashkërendim të aktiviteteve në mes të dy vendeve.